Pas afrimit të Mirsad Jonuz në krye të pankinës së Vllaznisë, të gjithë ishin skeptikë. Por, trajneri i ardhur nga Maqedonia e Veriut ka bërë një punë të mrekullueshme duke krijuar një ekip mjaft kompakt. Megjithatë në skuadrën shkodrane ka nevojë për përforcime.
Drejtuesit kuqeblu kanë nisur nga puna dhe qëllimi kryesor në periudhën e “hyrje-daljeve” dhe sië raporton newsport.al, pikesynimi i tyre do të jenë një mesfushor dhe një sulmues pykë. Tregu shqiptar nuk ofron shumë mundësi pasi pjesa më e madhe e lojtarëve janë nën kontratë me klubet e tyre, ndaj po shqyrtohen gjtha opsionet jashtë kufinjve.
Mungesa e organizatorit në mesfushë dhe sulmuesi i “rracës”, janë futbollistët e kërkuar nga trajneri Mirsad Jonuz, i cili ka vënë në lëvizje drejtuesit e Vllaznisë.
Deri me tani nuk ka emra konkrete megjithate do te behen te gjitha perpjekjet per t’i gjetur ato. Merkatoja e veres deri diku ka rezultuar e mire por edhe ajo ka patur “skarcot” e veta dhe per kete arsye, do te tentohet me çdo kusht per ta permiresuar kete gje ne merkaton e dimrit, ndonese duket paksa e veshtire kjo gje.