Vllaznia qe prej ditesh se djeshme i eshte rikthyer procesit stervitor duke vijuar me pergatitjet per gjysmen e dyte te sezonit. Por ajo qe ka rene ne dy gjate ketyre dy seancave ka qene edhe prania e nje futbollisti te ri.
Gazeta “Shkodra Sport” meson se behet fjale per Eroll Kastratin. Nje mesfushor kosovar i cili ka ardhur ne prove tek kuqeblute dhe pas disa ditesh do te jete stafi teknik ai qe do te vendose nese do te vazhdoje te qendroje me gjate apo jo.
Nga sa mesojme, kemi te bejme me nje futbollist i cili eshte 20 vjeç dhe karriera e tij ka qene mes Spanjes dhe Zvicres, vende keto ku ka levizuar edhe familja e tij.
Kuptohet qe Vllaznia ne keto momente ka nevoje per lojtare te gatshem dhe ne formen e duhur per ta ndihmuar ekipin ne arritjen e objektivave, por nese stafi teknik shikon gjera pozitive tek ky futbollist i ri, ekziston edhe mundesia per te firmosur me te dhe per ta mbajtur.
Natyrisht duke menduar me shume per te ardhmen, megjithate per momentin eshte heret te flasim per gjendjen dhe aftesite e ketij lojtari sepse jane vetem dy seanca qe ai po stervitet me ekipin e Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/