Vllaznia do udhëtojë sot drejt Tiranës për tu ndeshur me vendasit bardheblu. Një sfidë direkte kjo për titull dhe që parashikohet shumë e vështirë për kuqeblutë. Nga ana e saj Tirana po përgatit sfidën me qetësi, ku duket se trajneri Shehi ka zgjedhur edhe formacionin titullar.

Kështu në portë duhet të jetë mes shtyllave, Visar Bekaj. Gardiani kosovar duket i paprekshëm dhe pritet ta nisë titullar. Mbrojtja me katër. Në të djathtë pritet Tosevski e ndërsa majtad, Ismjaligeci. Qendra e repartit të prapavijës pritet te ketë dyshen e zakonshme me Hoxhallarin dhe Behiratche.

Mesfusha me 3 protagonistë. I zakonshmi Vesel Limaj pritet te ketë krah tij Tolin dhe Totren. Një repart ku përfshihet forca fizike dhe fantazia. Në krahët e sulmit do jenë me shumë mundësi Seferi dhe Xhixha që kanë shkëlqyer deri në këto momente me 25 herë kampionët e vendit.

Maja e sulmit pritet të jetë e vështirë për tu zgjedhur për Shehin. Kjo pasi Ngo’o vijon të jetë i dëmtuar e De Silva ende nuk është federuar. Kështu Hoti, që është mesfushor pritet të bëjë pykën sonte. Ky pritet të jetë edhe formacioni i Tiranës sonte kundër Vllaznisë.
Endri ÇINARI