Vllaznia ka arritur te barazoje ne shifrat 1-1 ne transferte ndaj Elbasanit dhe si rrjedhoje ka marre vendin e dyte ne renditje, çka eshte edhe objektivi i saj i sezonit te rregullt. Por nga ana tjeter, shkodranet sot nuk mund te qendronin pa nderuar nje ikone te ketij klubi.
Behet fjale per legjenden e portes se Vllaznise Paulin Ndoja i cili u nda nga jeta tre dite me pare. Si rrjedhoje, perpara fillimit te ndeshjes eshte mbajtur nje minute heshtje ne nderim te tij nga futbollistet e te dy ekipeve, arbitrat, por edhe te gjithe tifozet e pranishem ne stadium.
Nga ana tjeter, futbollistet kuqeblu kane luajtur ne kete perballje me shirita te zinj ne krahe sepse vetem ne kete menyre mund te nderohet nje figure e tille si Paulin Ndoja.
Nga ana tjeter, nderimet do te vijojne edhe diten e hene kur ne ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” do te zhvillohen homazhe mbi trupin e tij nga ora 10:00 deri ne 12:00.