Futbollistët e Real Madridit u kualifikuan në finalen e Superkupës së Spanjës pasi mposhtën rivalin e qytetit Atletico Madridin me rezultat 5-3 pas kohës shtesë në Riad të Arabisë Saudite.
Ishte një lojë e mrekullueshme me tetë gola, përmbysje dhe raste nga të dyja palët.Loja e rregullt u mbyll 3-3 dhe çështja e fituesit u zgjidh përfundimisht në kohën shtesë me dy gola të tjerë nga mbretërit.
Para fillimit të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje për të madhin e futbollit botëror që sapo ndërroi jetë, Franz Beckenbauer. Nga tribunat e stadiumit të Riadit u dëgjuan fishkëllima nga disa prej shikuesve.
Arsyeja e saktë ende nuk dihet, por sauditët duket se janë nervoz me gjermanët pasi ata shpesh e kritikojnë Arabinë Saudite për mungesë demokracie dhe blerje të çmendura në futboll.
Sauditët gjithashtu fishkëllyen edhe Toni Kroosin, i cili i kritikoi mënyrën se si lojtarët shkojnë në ligë atje për para, ku e kishte ekzakt fjalën për Gabri Veigan, i cili edhe pse në moshë të re la La Ligan për të kaluar në Al Ahli në verë e kaluar./Telegrafi/