Kur ka ngelur edhe 1 muaj nga përfundimi i merkatos, tek Vllaznia ende asgjë s’ka lëvizur që nga qershori. Kuqeblutë përveç afrimeve të Kahrimanovic, Qatos, Deliut dhe Bajramit që tashmë është i dëmtuar nga kanë bërë afrime të tjera. Duke përjashtuar këtu firmat me elementë të akademisë, që shikohen me prespektivë për të ardhmen dhe jo një bazë për sezonin e ri.
Kështu pas eleminimit nga Valur në Conference League, tek shkodranët u mendua se do kishte një tjetër “revolucion” përsa i përket emrave të futbollistëve. Diçka e tillë ende s’ka ndodhur dhe duket se ekipi është në “vendnumëro” duke mos bërë asnjë afrim me bujë në javët e fundit.
Pavarësisht se drejtuesit kuqeblu janë shprehur që janë në kërkim të futbollistëve cilësorë. Por që nuk duan të nxitohen duke sjellë lojtarë që ndoshta nuk janë ata që mund të bëjnë diferencën.
Edhe trajneri Brdaric e la të kuptohej pas eleminimit nga Valur që skuadra ka nevojë për futbollistë të tjerë. Dhe që grup aktual që ka duhet përforcuar.
Po ashtu edhe tifozët shkodranë kërkojnë një ekip cilësor. Që të pretendojë për gjëra të mëdha dhe konkretisht titullin kampion. I cili është shndërruar në një obsesion për ambientin e futbollit në Shkodër. Sepse mungon që nga viti 2001, ku për herë të fundit kuqeblutë ishin kampionë të vendit.
Endri ÇINARI