Vllaznia do të luajë në shtëpi duelin e radhës në kampionat. Shkodranët do të presin Dinamon për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 34-të të kampionatit.

Duel ky që është parashikuar të luhet ditën e shtunë në orën 15:30. Një takim ku në lojë është vendi i dytë në tabelën e klasifikimit, teksa aktualisht vetëm 3 pikë i ndajnë në klasifikim.

Për këtë përballje, shkodranët kanë një mungesë të sigurtë dhe 2 rikthime të rëndësishme. Kështu Thomas Brdariç nuk mund të llogarisë shërbimet e Melos Bajramit, i cili do të jetë i pezulluar për shkak kartonësh.

Ndërkohë do të jenë të gatshëm Stojanovic dhe Mensah, të cilët rikthehen nga dëmtimi. Tashmë Brdaric do të bëjë gati “kurthin” për Dinamon, duke shpresuar të rikthehet te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej më shumë se 5 ndeshjesh.(newsport)