Vllaznia do të ketë ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen kundër Kukësit. Rikthimi i mbrojtësve Marko Juriç dhe Esin Hakaj, por edhe mungesa për shkak kartonësh e Ardit Krymit, bënë që të ketë lëvizje në mbrojtje dhe mesfushë.

Në portë do të jetë Qarri, ndërsa në mbrojtje nga e djathta në të majtë do të luajnë Smajli dhe Hakaj.

Në qendër është dyshja Juriç-Stojanoviç. Në mesin e fushës si diga përpara mbrojtjes pritet që të jenë Boshnjaku dhe Alivoda.

Mala pritet që jetë në rolin e një fantazisti, që do të mbështesë sulmuesit, me Balajn në majë, si dhe Çobën dhe Grudën nga krahët. Skema do të jetë 4-2-3-1, me kuqeblutë që do të jenë më tepër të orientuar drejt sulmit.