Vllaznia luan të shtunë në 16:45 me Partizanin në “Air Albania”. Sfida vlen për javën e 21 të Superligës, teksa miqtë nga shkodra kanë një mungesë të sigurt për këtë duel.

Brdariç sërish nuk do ketë në dispozicion sulmuesin Ardit Hoxhaj, që vuan një dëmtim prej disa javësh.
Fitorja 4-2 ndaj Teutës ka rritur shpresat për Vllazninë, që qëndron në vendin e katërt, vetëm katër pikë më pak se Kukësi. Me grupin thuajse të plotë, kroato-gjermani nuk ka alibi për titullarët.

Nga ana tjetër, Partizani vjen pas një përmbysje në Korçë, duke marrë tri pikë që sigurojnë vendin e pestë.

Me pesë pikë pas Vllaznisë dhe ndeshjen direkte në shtëpi, Partizani ka në dorë t’i afrohet shkodranëve. Por edhe keta te fundit do te synojne ta lene njehere e mire pas kete skuader qe mund t’i rrezikoje vendin e katert.