West Hami shënoi fitore mbrëmë (e shtunë) me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Wolvesit në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.Ishin vendasit ata që morën të parët avantazhin duke shënuar përmes Pablo Sarabias i cili e shndërroi në gol penalltinë e shkaktuar nga Emerson.

Sidoqoftë, Emerson e përmirësoi gabimin e tij në pjesën e dytë, pasi e ndihmoi West Hamin të fitojë një penallti në minutën e 71-të, të cilën më pas e ekzekutoi për mrekulli Lucas Paqueta.

Pothuajse dhjetë minuta pas golit të barazimit, West Hami gjeti edhe golin e tri pikëve me anë të James Ward-Prowse i cili shënoi direkt nga korneri.

Ky ishte padyshim një ndër golat më të ‘çmendur’ të këtij sezoni në Ligën Premier dhe Ward-Prowse e dëshmoi edhe një herë tjetër pse është një ndër lojtarët më kualitativ në futbollin anglez.Ky ishte goli i gjashtë për 29-vjeçarin në këtë edicion të garave në Ligën Premier, teksa ka kontribuar edhe me shtatë asistime./Telegrafi/

KLIKO KETU PER VIDEON