Nuk ka shumë evenimente më të Një studio e madhe e mbushur me kostume, ish-futbollistë dhe drejtues të FIFA-s.
Por në vitet nëntëdhjetë ishte ndryshe. Përpara shortit të Kupës së Botës 1998 dikush pati idenë të luhej një ndeshje e bukur futbolli mërzitshme se shorti i një turneu. Ndeshja u zhvillua në Stade Velodrome, me shortin që u zhvillua pak më vonë transmeton telesport.al.
Një lojtar nga çdo shtet që do të merrte pjesë është përzgjedhur për të luajtur ndeshjen e Evropës ndaj Pjesës tjetër të Botës.
Dhe ishte diçka e mrekullueshme.
Punën më të vështirë e ka pasur ai që ka zgjedhur një lojtar për çdo shtet.
Për disa vende ishte më e lehtë se të tjerat si p.sh Nakata i Japonisë apo Burton i Xhamajkës.
Në fund Evropa, trajnuar nga Franz Beckenbauer, përbëhej nga lojtarë si Costacurta, Hierro, Ince, Zidane, Boksic dhe Kluivert.
Pjesa tjetër e Botës ishte po aq e magjishme dhe përfshiheshin lojtarë si Batistuta dhe Ronaldo.
Ndeshja ishte spektakolare. Rezultati pas pjesës së parë ishte 5-1 për Pjesën tjetër të Botës ku shkëlqyen Ronaldo dhe Batistuta.
Në pjesën e dytë ishte momenti i Zidane për të shkëlqyer, por mbaroi me aq.
Për ata që e kanë parë, me siguri që e mbajnë mend mirë atë ndeshje legjendare që nuk është zhvilluar më deri sot e kësaj dite në atë mënyrë.