Sharl De Ketelare ishte padyshim një nga blerjet më të dështuara sezonin e kaluar, me mesfushorin belg që erdhi te Milani për 35 milionë euro, ku në 40 ndeshje nuk shënoi asnjë gol dhe dha vetëm një asist.

“Djalli” duket se nuk ka më besim te 22-vjeçari dhe është në pritje të ofertave për të.

Duket se e para ka ardhur nga Seria A, me Atalantën që ka shfaqur interes për belgun.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, bergamaskët janë të gatshëm që ta huzazojnë me të drejtë blerje De Ketelaren, teksa Milani ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje.