Sezonin e kaluar me 14 gola te shenuar u rendit ne vendin e dyte te golashenuesve me te mire te kampionatit te kategorise se dyte. Sivjet kerkon ta thyeje kete rekord dhe ne fakt duket ne rruge te mbare sepse po tregon nje forme shume te mire sportive.
E kemi fjalen per sulmuesin e Veleçikut Brajan Shekaj. 25 vjeçari koplikas ka bere nje gjysem kampionati te mire dhe e ka mbyllur ate me 8 gola te shenuar duke u renditur i treti ne mes golashenuesve me te mire te kampionatit per grupin A, teksa i pari eshte Hasani i ekipit Adriatiku me 10 gola dhe i dyti Balla i Luzit me 9 gola.
Kuptohet qe synimi i pare i tij eshte te vazhdoje te shenoje edhe gjate fazes se dyte per te thyer “rekordin” e vjetshem prej 14 golash. Gjasat jane qe po sepse i duhen edhe 7 gola per ta bere kete gje dhe mjafton te beje ate qe di te beje me mire dhe te gjithe jane te bindur se do ia dale.
Per Shekajn ne fakt kohet e fundit ka patur nje interesim te disa skuadrave, si nga kategoria e dyte por edhe nga e para. Drejtuesit e tyre vleresojne faktin qe eshte nje nuhates i mire i portave kundershtare dhe si rrjedhoje mund te jete nje element shume i rendesishem per arritjen e objektivave te tyre.
Megjithate duhet pare nese ky futbollist do te levize apo jo nga Veleçiku, skuader me te cilen ne fakt eshte i lidhur fort. Edhe ne vere pati jo pak opsione per te levizur, por vendosi te qendronte ne Koplik. Tashme mbetet te shohim nese do jete ndonje ekip qe do ia mbushe mendjen apo jo./www.shkodrasport.com/