Ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Vllaznisë këtë edicion dhe që ka mbajtur peshën e skuadrës. Fjala është për Fjoart Jonuzin, që pavarësisht kontributit të madh këtë sezon, nuk është një personazh aq mediatik. Mesfushori po ashtu zhvilloi një paraqitje të mirë në fitoren e fundit të kuqebluve kundër Erzenit në shifrat 3-1.
Jo vetëm loja e mirë që zhvilloi 26-vjeçari, por edhe goli i shënuar nga ana e tij ishte për kornizë. Ku pas daljes së portierit Xhika, Jonuzi e mposhti me një parabolë mjaft të bukur nga jashtë zone. Ky ishte goli i 6-të për Jonuzin në këtë sezon me ekipin shkodran. Duke qenë kështu i dyti golashënues tek Vllaznia pas Markut.
Ku mesfushori tjetër është në kuotën e 7 golave. Për tu kthyer tek Jonuzi, në ndeshjen e rradhës ai do jetë si kundërshtar në qytetin e tij të lindjes. Pra do luajë kundër Kukësit dhe ekipit ku u rrit dhe zhvillua si futbollist. Ku më pas luajti për Laçin në Superiore, Gjilanin në Kosovë dhe së fundmi për Vllazninë që prej 3 sezonesh.
Tek shkodranët, Jonuzi është shndërruar në jo vetëm nga lojtarët kryesorë, por edhe ndër më të spikaturit të Superligës. Patjetër që një formë të tillë të gjithë duan që Jonuzi ta vijojë edhe në këtë fund kampionati. Ku përveç kontributit të zakonshëm që ka dhënë gjithmonë kuksiani, këtë sezon ka spikatur me golat e tij, si rradhë herë në karrierën e tij.
Endri ÇINARI