Vllaznia po mbyll dalëngadalë përgatitjet verore para nisjes së kampionatit. Ku Superliga do kthehet zyrtarisht pas 14 ditësh dhe konkretisht në datën 18 gusht, kuqeblutë zbresin në fushë për debutimin ndaj Partizanit. Duel që do luhet në transfertë dhe që do jetë i pari për edicionin 2024-25.

Po ashtu përveç stërvitjeve intensive, shkodranët kanë zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore. Ku e fundit ishte ditën e djeshme kundër Teutës, me rezultatin e takimit që përfundoi 3-3. Por përveç futbollsitëve të rinj që kanë ardhur në merkaton verore dhe që po përshtaten çdo ditë, një lojtat tjetër ka lënë përshtypje shumë pozitive në këto përgatitje verore.

Fjala është për Kevin Dodajn, i cili po ashtu shënoi një gol mjaft të bukur ditën e djeshme kundër Teutës. Por jo vetëm golat e shënuar nëpër kualifikuesve e Conference League dhe në miqësore, gjithashtu edhe loja e sulmuesit të krahut ka qenë në një nivel të lartë. Trajneri Brdariç ka preferuar ti besojë shumë në krahun e djathtë 18-vjeçarit.

Kjo edhe si pasojë e mungesës së Ildi Grudes, i cili së fundmi është kthyer nga një dëmtim i gjatë. Megjithatë performanca individuale e Dodajt nuk ka lënë aspak për tu diskutuar. Duke treguar vlerat e tij nga ndeshja në ndeshje. E duke qenë një kandidat potencial për formacionin kuqeblu në sezonin e ri, ku duket se tek Vllaznia po lind një “yll” i rradhës.
Endri ÇINARI