Sulmuesi i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, së fundmi kujtoi ditën e prezantimit të tij zyrtar në skuadrën saudite. Ai pretendoi se ishte një nga pikët më të larta në karrierën e tij prej dy dekadash.
Ronaldo, 38 vjeç, iu bashkua Al-Nassr me kosto zero në fillim të janarit, pasi ai u largua nga Manchester United në nëntor të vitit të kaluar. Pas një largimi të bujshëm nga skuadra e Old Trafford, ai nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me vlerë rreth 200 milionë euro në vit.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë tha së fundmi për faqen e internetit të Saudi Pro League se ceremonia e prezantimit të tij në Al-Nassr është një nga kujtimet më të mira në karrierën e tij profesionale.
“Më kujtohet dita e parë kur isha këtu. Isha pak nervoz, siç mund ta prisnit. Stadiumi ishte i mbushur plot, isha me familjen time… një ambient krejt tjetër për të gjithë ne. Tani, është krejtësisht ndryshe. Jam më i relaksuar, i përshtatur dhe janë kujtime të mira. Ka qenë fantastike. Sigurisht që mbaj mend shumë nga dita e parë këtu”.
Duke ndarë mendimet e tij për prezantimin e tij përpara një stadiumitë mbushur plot, portugezi shtoi:
“Dita e prezantimit tim ishte e mrekullueshme. Prisja gjithçka që ndodhi sepse ishte gjithashtu një ditë e veçantë për fansat, jo vetëm për mua dhe familjen time.
“Ishte një ditë krejtësisht ndryshe dhe ishte fantastike. Ishte një nga momentet më të mira të miat në futboll deri më tani. Kur ke një prezantim të tillë, është gjithmonë një kujtim shumë i mirë.”
Ronaldo, ardhja e të cilit ka sjellë në qendër të vëmendjes kampionatin saudit, e përfundoi sezonin e tij 2022-2023 jo shumë mirë. Ai nuk arriti të udhëhiqte Al-Nassr drejt titullit në kampionat, pasi Al-Ittihad përfundoi pesë pikë përpara tyre.
Deri më tani, ish-lojtari i Real Madridit ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë dy asiste në 19 paraqitje për Al-Nassr.