Ofertat nga Kina janë shumë të vështira të refuzohen dhe ajo që ka marrë “Faraoni” Stefan El Sharaui është një e tillë. Sipas mediave italiane, në adresë të sulmuesit të Romës ka mbërritur një ofertë e çmendur ekonomike, që do ta bënte atë padyshim një ndër më të paguarit në botë për tre vitet e ardhshme.

Shangai Shenhua i ka propozuar El Sharauit një kontratë trevjeçare me një rrogë prej thuajse 18 milionë eurosh në vit, një “paketë” me një total prej 40 milionë eurosh neto në tre vite, që padyshim do të ishte tunduese për çdo futbollist në botë.

Oferta ka mbërritur edhe te Roma, me vëllanë dhe njëkohësisht menaxherin e sulmuesit që po merret personalisht me këtë marrëveshje, duke llogaritur se lojtarit i përfundon kontrata me verdhekuqtë në sezonin e ardhshëm.

Klubi kinez ka ofruar 12 milionë euro për italianët, por këta të fundit kërkojnë të paktën 20 milionë për futbollistin, edhe pse ai hyn në vitin e tij të fundit të kontratës dhe në qershorin e ardhshëm mund të largohet me parametër zero. Gjithsesi, te verdhekuqtë kanë gati edhe ofertën për rinovimin e lojtarit, i cili duket se bën pjesë në planet e trajnerit Fonseka. /vipsport/