Një gol i shënuar në minutat shtesë nga pika e bardhe e penalltisë, i ka dhënë Egnatias fituese të Kupës në fuqi, një mundësi të shkëlqyer për të shkuar në gjysmëfinalet e këtij turneu.

Rrogozhinasit kanë mundur në transfertë me shifrat 1-0 Laçin dhe tashmë janë më të qetë për ndeshjen e kthimit ndaj kurbinasve.

Në një sfidë shumë të luftuar, dy skuadrat krijuan raste, por nuk ishin në gjendje të shënonin në portat përkatëse.

Për të parë golin e vetëm të ndeshjes u deshën minuta shtesë të saj, kur Silva shkaktoi penallti për një ndërhyrje të gabuar, Aleksi nuk gaboi nga pika e bardhe dhe me golin e tij i dha suksesin minimal Egnatias për këtë përballje.

LAÇI 0-1 EGNATIA
90’+5′ (p) Aleksi