Kosova është mundur sot në miqësoren e dytë në drejtimin e trajnerit gjerman Franko Foda. Një humbje 2-0 ndaj Hungarisë që ka ardhur pas një ndeshje me dy fytyra për “Dardanët”.

Në pjesën e parë, Kosova ishte ajo që dominoi në lojë dhe në raste, ndërsa ekip vendas u vërshëllye edhe nga tifozeria e vet e cila pa shpesh Hungarinë të mbyllur në gjysmëfushën e saj.

Në fraksionin e dytë të lojës, vendasit nisën të shfaqeshin më shpesh para Muriç dhe Soboslai u dha qetësinë me një gjuajtje të devijuar, duke i kaluar në avantazh. Më pas, ata e kishin të thjeshtë të administronin minutat dhe para fundit, goditën për herë të dytë me Nagi, për të vulosur fitoren 2-0.

HUNGARI-KOSOVË 2-0
58′ Soboslai, 86′ Nagi