Mosrikuperimi ende i portierit Selimaj, ka bërë që stafi teknik i Vllaznisë t’i besojë disa portierëve grumbullimin në ndeshjet e fundit.
Fillimisht pjesë e skuadrës u bë portieri i “Vllaznia B” Eldi Hasani, por edhe ai u dëmtua dhe për këtë arsye, zgjedhja tjetër ka qenë ajo e Entoni Shkozës që vinte nga ekipi i të rinjve.
Por për ndeshjen e nesërme ndaj Shënkollit mësohet se në pankinë do të jetë një tjetër portier. Bëhet fjalë për Klodian Harushën, një tjetër pjestar të ekipit U-19.
Konsiderohet një portier e të ardhme dhe jo më kot, trajneri i portierëve Ideal Lekiqi ka dashur t’i japë një mundësi për ta promovuar dhe për ta mësuar edhe me ekipin e parë, pjesë e të cilit mund të jetë në të ardhmen.
Harusha ka disa vite qe eshte pjese e Akademise Vllaznia dhe eshte paraqitur mire duke u konsideruar nje portier me perspektive. Jo me kot drejtuesit e klubit i kane hedhur syte drejt tij.
www.shkodrasport.com