Ndryshime tek lista e portiereve te ekipit te pare te Vllaznise. Prej kohesh pjese e ekipit ka qene edhe portieri shtatelarte Entoni Shkoza, por ditet e fundit ai ka kaluar tek ekipi U21 duke u vene ne dispozicion te trajnerit Plori.

Vendin e tij ne stervitje me ekipin e pare e ka zene nje 19 vjeçar, pikerisht Leonard Kaçaj. Ai eshte produkt i Akademise Vllaznia dhe sezonin e kaluar ka luajtur me ekipin e 19 vjeçareve te drejtuar nga Vioresin Sinani.

Ndersa tashme po punon çdo dite ne stervitje me trajnerin Ideal Lekiqi tek ekipi i pare por ende nuk duket se eshte vendosur nese do te mbetet tek ekipi i pare apo do te kaloje edhe ai tek ekipi U21.

E rendesishme eshte qe ky portier konsiderohet me shume perspektive dhe si rrjedhoje drejtuesit e klubit e kane me sy te mire. Kaçaj po punon fort ne stervitje bashke me dy portieret e tjere, Bojan Zogoviç dhe Kristi Qarri e sigurisht qe kerkon te mesoje prej tyre.

Tek Vllaznia po rritet nje brez i talentuar portieresh dhe me shume siguri shume shpejt ajo nuk do te kete me nevoje te bleje te huaj siç ka ndodhur gjithe keto vitet e fundit, por t’i besoje djemve te saj. Dhe Leonard Kaçaj mund te jete njeri prej tyre./SHKODRA-SPORT.COM/