Klubi Sportiv ” Vllaznia ” e Shkodres festoi 100 vjetorin e krijimit te saj. Shkodra si djepi i kultures dhe sportit ka te drejte te krenohet me bijte dhe bijat e veta qe kane perfaqesuar qytetin e tyre denjesisht ne aktivitete kombetare dhe nderkombetare.

Te flasesh per Shkodren do te duhet kohe e gjate per te evokuar arritjet e saja.Shkrimi im ka per qellim te evokoj nje legjende te ekipit te Shkodres Nikoll Grimaj.Kush nuk e njeh Nikollen ne Shqiperi, nga veriu deri ne jug.

E njohin Kampionet qe u ndeshen me te, e njohin futbollistet – basketbollistet – e njohin te gjithe ata/ato qe paten fatin ta shihnin gjigandin e mundjes ne kohen kur ai zhvilloje sportin aktiv si mundes dhe pastaj me vone si drejtues trajner.

E njihnin artiste – politikane te rangjeve te ndryshem ,sepse Nikolla kishte hyre tashme ne memuaret e sportit si nje kampion i vertete.Per te gjithe ata qe kane bere sport e dine se çdo te thote te behesh Kampion. Nikolla nuk banonte ne Shkoder por disa kilometra larg saj, pasi ne kohen per te cilen po flasim duhet te ishe “i çmendur” qe te vije çdo dite te sterviteshe ne palestren e mundjes, per t’u bere nje Kampion i vertete.

Duke lartesuar keshtu emrin e tij – familjen dhe mbi te gjithe ekipin dhe qytetin e tij Shkodren.Fitimet e njepasnjeshme te titujve e bene Nikolle nje autoritet te padiskutueshem ne Shqiperi .Sa here qe flitej per ekipin e Shkodres, mendja te shkonte tek Nikoll Grimaj (Nikolla ishte ” Leo Mesi ” i ekipit. te Shkodres).

Megjithe diskriminimin politik te kohes si ne qytetin e Shkodres ashtu dhe thashethemet bulevardeske te Tiranes,se gjoja ishte i prekur nga biografia ,Nikolla kurre nuk u demoralizua por pati force dhe kurajo te kapercente veten per te treguar se Nikolla ishte dhe eshte Nikolle Grimaj Kampioni i padiskutueshem, pasi vetem kampionet kane force dhe kurajo te bejne kapercime te tilla.

Ne vitet 1980 ,Nikolla kalon me ekipin e Tiranes ,fale aftesise se tij , emrit te tij dhe forces se karakterit.Per ata qe nuk e dine, te kaloje nga qyteti ku ishe dhe te vendoseshe ne Tirane ishte pothuajse tabu (njelloj si te kaloje ylberin) ose duhet kishe miq ne qeveri apo ne byrone politike ,gje qe nuk behej fjale per biografine e Nikolles.

Fale aftesive te veta Nikolla shkon me ekipin e Tiranes ( 17 Nentori ) ,ekip qe diskutohej te binte ne kategorine e dyte per disa vite rresht.Me kalimin e Nikolles tek Tirana ,ekipi u shpall disa here kampion si ekip, fale kontributit te Nikoll Grimes.

Si bashkekohes i tij dhe qe pata fatin e madh te jemi ne nje ekip , njoha nga afer tiparet e nje sportisti qe dinte te mobilizonte shoket e ekipit.Pavarsisht se erdhi me Tiranen , qytetin qe e lindi dhe e rriti e kishte dhe e ka gjithmone ne zemer.

Ne ndeshjen finale te kupes se Republikes ne futboll ndermjet 17 Nentorit – Vllaznise, e pyes Nikolle me ke je tifoz sot? Pergjigja e tij ishte epike dhe me tha ” Nga pjesa gjoksit e lart jam me Vllaznine ,nga gjoksi e poshte jam me 17 Nentorin.

Edhe pse nuk kishte mare nga Vllaznia asgje ,perpos asaj qe ai kishte dhene ,edhe pse Tirana i dha pune dhe shtepi ,zemra vazhdonte dhe vazhdon te rrahe per qytetin e Shkodres.

Sot me rastin e 100 vjetorit te themelimit te klubit por jo vetem , kujtohen me medalje sporti te dhene nga qyteti nga presidenca nga
dhe per Nikoll Grimen as qe kujtohet kush !!! Per kete njeri sportist Kampion – Trajner Kampion dhe nje njeri multidimensional nuk kujtohet kerkush!!!

Sot ne Shqiperi marin medalje – kupa – vlersime edhe njerez qe nuk e meritojne ( pasi bejne nje lloj plagjiature ne sport )
NJERZIT BEJNE KOHEN DHE JO KOHA NJERZIT . Ti ishe njee nder ta qe ke bere epoke.

Ate qe ti Nikoll ke pasur per te bere , e bere ne menyren me te mire te mundshme, per qytetin tend , per vendin tend. Ne kete Shqiperi qe c,do gje po baltoset nga ata qe nuk kane bere ate qe duhet te benin , ne kete Shqiperi qe çdo gje relativizojne per mos u dukur puna dhe vlera Kampioneve.

Nuk eshte e lehte te behesh KAMPION. Ti je nje kampion i vertete Nikoll, pavarsisht letrave qe shperndahen dhe kupat e medaljet.
Si kampioni – kampionit.
Rexhep LEKA