Derbi i Londrës Veriore që u zhvillua të shtunën pasdite midis Tottenham dhe Arsenal në Wembley është zyrtarisht ndeshja me shikueshmërinë më të madhe të historisë së Premier League.

Jo më pak se 83,222 tifozë janë mbledhur për të parë supersfidën e javës së 27-të të Premier League e cila u vendos nga goli i Harry Kane.

Në fakt, ky mund të kishte qenë një rekord akoma më i madh nëse do të kishte pasur 38 spektatorë më shumë në stadium, pasi do të thyente rekordin e 83,260 spektatorëve të vendosur nga Manchester City – Maine Road – 1948.

Tottenham kishte vendosur rekordin në fillim të sezonit, kur 81,978 tifozë ishin të pranishëm në Wembley ndaj Manchester United.

Gjithsesi, shikueshmëria e sotme ishte më pak në krahasime 85,512 spektakorët që ishin në ndeshjen e sezonit të kaluar të fazës së grupeve të Champions League ndaj Bayer Leverkusen.

Përpara se Tottenham të shfrytëzonte stadiumin e Wembley-t, rekordi mbhej nga Old Trafford i Manchester United në sezonin 1992-93 me 76,07 në ndeshjen ndaj Aston Villa-s në janar të 2007./telesport/