Partizani po u jep dorën e fundit përgatitjeve për duelin me Teutën. Kryeqytetasit ditën e nesërme do të luajnë në transfertë dhe synojnë fitoren për të mbajtur kreun e renditjes.

Nuk do të jetë aspak e lehtë për “Demat”, me Aleksandar Veselnovic që do të ketë disa mungesa të rëndësishme. Kështu nuk do të llogaritë shërbimet e Pano Qirkos, David Domgjonit dhe Kristi Kotes. Të 3 lojtarët janë të dëmtuar edhe duan ende kohë të rikuperohen.

Ndërkohë nga ana tjetër lajm i mirë është rikthimi i Bintsouka-s, i cili ka kaluar gjendjen gripale dhe do të mund të luajë ndaj durrsakëve. Sulmuesi do të marrë vendin e tij në formacion dhe do të jetë një “arm” më shumë për timonierin serb.

Kujtojmë se sfida me Teutën do të luhet ditën e nesërme në orën 16:00. Duel i vlefshëm për javën e 21-të dhe që zhvillohet në “Niko Dovana”.

Formacionet e mundshme:

Teuta: Tafas, Jazxhi, Simeu, Kotobelli, Kruja, Karabeci, Arifi, Gjinollari, Çyrbja, Beshiraj, Peposhi. Trajner: Edi Martini.

Partizani: Hoxha, Janjeva, Preka, Sembene, Buxhelaj, Ismaili, Mehmeti, Taipi, Zeka, Keko, Podstrelov. Trajner: Aleksandar Veselinovic