Vllaznia vijon përgatitjet për ndeshjen e Super Kupës ndaj Teutës, e programuar të luhet me datën 28 gusht. Trajneri i Brdariç po stërvit intensivisht skuadrën, për të qënë sa më gati për finalen.
Nderkohe mesohet se kapiteni Erdenis Gurishta ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje. Me shumë mundësi, ai do jetë në fushë ditën e shtunë, sakaq nuk dihet nëse do jetë titullar apo jo.
Mungesë e rëndësishme është ajo e Fangaj, i cili vijon të jetë i dëmtuar. Sa i përket pjesës tjetër të lojtarëve, ata do jenë në dispozicion të teknikut gjerman.
Finalja e Superkupës do luhet në “Elbasan Arena”, te shtunen ne ora 19.00 dhe padyshim qe objektivi i ekipit shkodran eshte fitorja e ketij trofeu, i cili do te ishte i treti ne historine e tij.