Ditën e sotme ekipi i Vllaznisë ka nisur përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit. Ai ka zhvilluar seancën e parë stërvitore për këtë vit dhe gjatë zhvillimit të saj ka patur edhe një risi. I pranishëm në këtë seancë ka qenë edhe mesfushori Florind Bardulla.

Mesfushori 26 vjeçar ka qenë shumë i pafat këtë sezon sepse deri më tani nuk ka luajtur ende asnjë minutë të vetme me ekipin si rrjedhojë e dëmtimeve që ka patur. Problemet me kaviljen kanë rezultuar më të mëdha nga sa mendohej se sapo bëhej gati të niste stërvitjen me ekipin, ndodhte diçka dhe atij i duhej të qëndronte sërish pushim.

Por tashmë duket se çdo gjë e ka lënë pas dhe ditën e sotme ka zhvilluar seancën e parë me ekipin. Ai ka qenën nën vëzhgimin e vazhdueshëm të mjekut Çoba dhe për momentin çdo gjë duket në rregull.

Megjithatë do të jenë ditët e ardhshme që do të përcaktojnë më shumë në lidhje me të ardhmen e tij. Vetë Bardulla e ka vuajtur shumë këtë situatë të krijuar prej kohësh rreth tij dhe mezi pret që të rikthehet në fushë.
© shkodrasport.com