Nje nga shqetesimet kryesore per stafin e Vllaznise ne kete start te sezonit te ri ka qene pamundesia per t’i patur ne dispozicion te gjithe futbollistet. Kjo per shkak te disa demtimeve qe ato kane kaluar dhe si rrjedhoje ne çdo ndeshje ka qene 4-5 numri i mungesave.

Por me ne fund duket se ka lajme te mira sepse lojtaret e demtuar kane filluar te rikthehen. I pari ka zbritur ne fushen e lojes diten e djeshme ne miqesoren ndaj Otrant Olympic te Ulqinit (e cila u mbyll ne barazim 0-0).

Behet fjale per mbrojtesin Melos Bajrami. Ai luajti ne 45 minutat e para te kesaj miqesoreje duke formuar dyshen e qendres se mbrojtjes sebashku me Juriç. Kjo do te thote se mbrojtesi i ardhur kete vere te Vllaznia do te jete ne dispozicion te trajnerit Brdariç per ndeshjen e se merkures ndaj Egnatias.

Nje rikthim ne fakt ne kohen e duhur. Themi keshtu sepse me shume mundesi skuadres shkodrane do t’i mungoje mbrojtjesi tjeter- Stojanoviç per sfiden me rrogozhinasit. Ai pesoi nje terheqje muskulare ne ndeshjen me Skenderbeun dhe per momentin po vijon terapine. Ne mungese te tij Melos Bajrami eshte i gatshem per te qene ne fushe dhe per te dhene kontributin e tij per Vllaznine./www.shkodrasport.com/