Nga Endri ÇINARI
Për të flitet pak në media, por gjithmonë është i vlerësuar nga trajnerët dhe shokët e skuadrës për lojën dhe performancat e tij. Fjala është për Arsid Krujen, shkodranin e Teutës që mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit durrsak. E po ashtu një nga më të spikaturit në Superiore përsa i përket rolit të mbrojtësit të djathtë.
Pozicion të cilin 31-vjeçari po e mbulon në sezonet e fundit, falë eksperiencës dhe cilësisë së tij. Për tu rikthyer tej performanca e këtij sezoni, Kruja po përjeton një “rini të dytë” në rradhët e bregdetarëve. Me 3 gola dhe 3 asiste deri më tani në kampionat, ai mbetet një nga kontributorër kryesorë në sukseset e “djemëve të detit”. Ku tek Teuta vetëm Lloci që ka shënuar 4 gola, ka gjetur rrjetën më shumë herë se ish-futbollisti i Vllaznisë, shkruan shkodrasport.com
Performanca dhe vazhdimësia e Krujes këtë edicion tregohet edhe nga statistikat e tjera. Shkodrani ka luajtur 31 ndeshje këtë sezon nga 34 të mundshme, ku nga minuta e parë ai ka nisur 91% të ndeshjeve e duke qenë pjesëmarrës në 23% të golave të shënuar nga Teuta këtë sezon. Me bregdetarët që e kanë pasur të vështirë gjetjen e golit, pasi kanë shënuar vetëm 26 gola. Duke qenë kështu sulmi më i dobët i Superiores.
Po ashtu Kruja pavarësisht se në rolin e një mbrojtësi është ndëshkuar vetëm një herë me karton të verdhë. Duke treguar edhe për “fair playn” që e ka karakterizuar gjithmonë shkodranin. Një sezon i shkëlqyer në aspektin personal për Krujen, i cili po vijon me ecurinë e vitit të shkuar. Ku ishte edhe pjesë e formacionit më të të mirë të vitit 2024, së bashku me kapitenin e Vllaznisë, Bekim Balaj.(www.shkodrasport.com)