Egnatia tashmë po vijon me intesitet të lartë përgatitjet për ndeshjen që do të luajnë në Conference League të enjten e 13 korrikut. Rrogozhinasit do të përballen me skuadrën armene, Ararat.
Kur na ndajnë edhe pak ditë nga ndeshja që do të zhvillohet në Armeni për turin e parë të kulafikueseve në Rrogozhinë vijojnë të bëjnë afrime të reja.
Gjatë stërvitjes së kryer ditën e sotme është bashkuar edhe ish-lojtari i Partizanit, Loti Celina.
Celina i cili ishte pjesë e të kuqëve gjatë sezonit 2021-2022 është rikthyer sërish në Superligë. Neësport.al ka arritur të siguroi pamje të lojtarit i cili do të mbaj veshur fanelën me numrin 20.
23-vjeçari pritet të jetë rivali kryesor i Abdurraman Fangaj në krahun e djathë të mbrojtjes.