Sa herë Roma është në pozita të vështira e fton Claudio Ranierin për t’i dalë në ndihmë dhe kështu ka ndodhur edhe tani.
Trajneri italian për herë të tretë pritet ta marrë drejtimin e skuadrë së tij të zemrës, pasi më parë e kishte drejtuar edhe për 12 ndeshje në vitin 2019 dhe në 84 ndeshje nga viti 2009 deri më 2011.
Roma ka ndryshuar dy trajnerë këtë edicion, duke e nisur me Daniele De Rossin dhe pastaj me Ivan Juric, por që të dy u shkarkuan.Mediat italiane kanë raportuar se Ranieri ka udhëtuar drejt Londrës ku po qëndrojnë pronarët e Romës, Friedkin dhe tanimë ka gjetur një marrëveshje.
73-vjeçari do ta drejtoj Romën deri në fund të sezonit dhe pastaj do të mbetet pjesë e klubit, por në një rol drejtues. Zyrtarizimi është çështje orësh, pasi tanimë gjithçka është kryer mes palëve. /Telegrafi/