Pas tre humbjeve në javët e para, Vllaznia në volejboll për femra ka pësuar një tjetër pasditen e sotme. Ajo ka luajtur takimin e rradhës ndaj Partizanit në “Qazim Dervishi” dhe ka humbur ndaj tij me rezultatin 1-3.

Takimi në fakt ka nisur mirë për vajzat kuqeblu që morën setin e parë me shifrat 25-18. Ky set krijoi bindjen se Vllaznia këtë herë do të luante ndryshe këtë herë por në fakt nuk ndodhi kështu.

Seti i dytë fitohet nga Partizani me shifrat 25-21. Në të tretin janë vajzat shkodrane që e nisin përsëri mirë dhe janë në udhëheqje të rezultatit por në fund fitojnë sërish miket me rezultatin 25-22.

Ka mjafton që Partizani të marrë frenat e lojës në dorë dhe të fitojë edhe setin e katërt 25-14 dhe krejt ndeshjen 3-1.
© shkodrasport.com