Firma e hedhur me spanjollët e Deportivo Alavesh për shkodranin Erald Çinari padyshim që është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij.
Megjithatë 21 vjeçari nuk duket se është plotësisht gati për të luajtur në La Liga që është një nga kampionatet më të forta në Europë aktualisht.
Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit spanjoll kanë vendosur ta huazojnë për një sezon në Kroaci tek ekipi Istra.
Nga sa bëhet e ditur, një nga klauzolat e huazimit padyshim që është aktivizimi vazhdimisht si titullar me këtë skuadër.
Arsyeja është e thjeshtë sepse spanjollët do t’i kenë sytë tek ky futbollist dhe për këtë arsye, duan që sezonin e ardhshëm ta kenë të gatshëm për të luajtur në La Liga.
www.shkodrasport.com