UEFA ka njoftuar futjen e një kompeticioni të tretë për klubet të përbërë nga 32 skuadra. Ky kompeticion do të luhet në sezonin 2021-22. Kjo gjë u konfirmua nga një deklaratë nga ECA, Shoqata e Klubeve Europiane.
Kjo do të jetë një mundësi e mirë për skuadrën kampione të Shqipërisë, pasi sipas presidentit të ECA, kampionët e çdo shteti janë më të favorizuara që të marrin pjesë në këtë kompeticion të ri.
Konfirmimi i UEFA-s për kompeticionin e ri:
“Duke parë kërkesat e anëtarëve të ECA për të rritur numrin e përgjithshëm të klubeve që marrin pjesë në kompeticionet për klube të UEFA-s, është marrë vendimi për të zhvilluar një kompeticion të tretë të përbërë nga 32 skuadra.
Kjo sjell numrin e përgjithshëm të pjesëmarrësve në UEFA Club Competitions (UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe kompeticioni i ri) në 96 skuadra, me 32 ekipe pjesëmarrëse në çdo kompeticion/visport/