Chelsea ka konfirmuar se Pedro Neto do të mbajë numrin 19 këtë sezon, pasi portugezi u transferua këtë afat kalimtar te klubi londinez.Numri më parë i përkiste sulmuesi shqiptar Armando Brojës, i cili madje e kishte veshur gjatë parasezonit në fillim të kësaj vere.

Broja është ende në klub, por është nxjerrë në shitje nga Chelsea. Ai është i listuar në skuadër pa numër në faqen zyrtare të klubit.Mbajtës të tjerë të mëparshëm të numrit 19 janë emra si Mason Mount, Tammy Abraham dhe Diego Costa.

Neto iu bashkua Chelseat nga Wolves me një tarifë prej afërsisht 60 milionë euro milionë funte të dielën, duke nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare.Ai shënoi dy gola dhe dha nëntë asistime në 20 ndeshje në Ligën Premier sezonin e kaluar.

Broja në anë tjetër po kërkohet nga disa klube, duke nisur nga ato italiane si Juventus dhe Milani, por së fundmi në garë është futur edhe Sttugrat./Telegrafi/