Arsenali luan sot në fushën e Ostersund ndeshjen e Europa League dhe trajneri i anglezëve, sapo kishte mbërritur, kishte kërkuar në hotel një shishe “Mackmyra”, uiski më i mirë në këtë vend.
Dhe kaq mjafton për të ndezur rrjetet sociale.Arsene Venger është vënë në qendër të kritikave prej kohësh, por me veprimin e fundit duket se i ka hehdur “alkool zjarrit”.
Shtypi suedez ka bërë me dije se trajneri francez, në stolin e Arsenalit që në vitin 1996, ka kërkuar një shishe uiski nga më i miri në Suedi.
Dhe tabloidët anglezë kanë shpërthyer. Në pak minuta “Mirror” ka publikuar lajmin, duke provokuar “tërmetin” e radhës tek Arsenali.
Tifozët kanë reaguar menjëherë, pasi ata i kanë punët keq me Vengerin në këtë periudhë. Kjo “rrëshkitje” e francezit është marrë si një “hedhje alkoli në zjarr” dhe në rrjetet sociale ka nisur fushata “WengerOut”, që në fakt ka shoqëruar gjithë sezonin e kaluar.
Gjatë konferencës së shtypit trajneri Venger është dukur shumë nervoz. /Vipsport/