Alan Calbergue Leite Rodrigues është lojtari më i ri i Erzenit.
Mesfushori brazilian ka gjetur akordin me shijakasit për të qenë pjesë e tyre për 3 sezonet e ardhshme. Marrëveshja është arritur ditën e djeshme me lojtarin që është prezantuar në ambientet e klubit shijakas.
24-vjeçari ka një CV të pasur në Brazil, ndërsa në Shqipëri vjen për herë të parë. Trajneri Kapllani ka dhënë miratimin e tij për lojtarin që do të zbresë menjëherë në stërvitje.
I çuditshëm është fakti se braziliani ka qenë vetëm para 9 ditësh aktiv në Seria D në Brazil. Sipas “transfermarkt” rezulton se ai është transferuar te skuadra e Sousa në 14 korrik. Ndërsa në 9 gusht është prezantuar në Shijak.