Gjeografia e futbollistëve shkodranë është hapur shumë tashmë. Ata kanë shkuar deri në Azinë e largët për të luajtur futboll dhe ai është sulmuesi Ndue Mujeci.
Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së parë të kampionatit të kategorisë së dytë të këtij vendi, kampionat në të cilin merr pjesë edhe Happy Valley AA, pjesë e të cilit është edhe sulmuesi shqiptar.
Ky i fundit e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer teksa ka shënuar që në ndeshjen e tij të parë duke kontribuar në fitoren e thellë 5-1 të skuadrës së tij.
Me siguri që në takimet e ardhshme do të ketë të tjerë gola nga Mujeci që ka provuar të luajë përveçse në Shqipëri, edhe në Letoni, Bullgari, Qipro dhe tashmë së fundi edhe në Hong Kongun e largët.
Megjithatë, ai nuk e ka harruar “vesin” e tij kudo ku ka luajtur dhe këtë gjë po e bën edhe me skuadrën e tij të re.
© shkodrasport.com