Ballkani siç duket ka “piketuar” dy afrimet e radhës gjatë kësaj periudhe. Kështu Mustapha Salami vazhdon të “çmend” ekipet shqiptare dhe interesimet për të sa vijnë e shtohen dhe pjesë e listës së gjëtë bëhet edhe Ballkani. Këto të fundit e kërkojnë për të përforcuar krahët e sulmit për sezonin e ri.

22-vjeçari ka kontratë me Kukësin dhe për një vit tjetër dhe mbetet të shihet se si do të zgjidhet kjo situatë, pasi lojtari ka bërë kërkesë në FSHF për t’u larguar nga verilindorët.

Ndërkohë nga ana tjetër klubi kërkon të përfitojë nga shitja e tij, teksa me ardhjen e drejtuesve të rinj te verilindorët situata mund të marrë rrjedhë tjetër.

Ndërkohë lojtari i radhës që kërkohet nga kampionët e Kosovës është Elmando Gjini. Ky i fundit mund të largohet nga Teuta dhe të provojë një eksperiencë jashtë Superiores. Gjithashtu durrsakët janë të gatshëm ta shesin dhe të përfitojnë nga shërbimet e qendërmbrojtësit.