Nje futbollist shkodran shpallet fitues i Superkupes se Maltes. Behet fjale per ish- futbollistin e AAS Eslit Sala. Ai eshte pjese e ekipit La Valletta qe mbreme ka mundur 2-1 ekipin Balzar ne finalen e Superkupes dhe ka merituar kete trofe.

19 vjeçari ne fakt nuk ka luajtur per asnje minute ne kete ndeshje por ka qene ne pankine megjithate ne fund ka marre bashke me te tjeret medaljen e fituesit.

Sala luan ne rolin e mesfushorit dhe duket se do te kete nje te ardhme te sigurte perpara. Kuptohet qe i duhet ende kohe te permiresohet dhe te fitoje nje vend titullari megjithate nga menyra si punon dhe taleti qe zoteron, te gjithe jane te bindur se do ia dale.

Ish- futbollisti i Albanian Ajax School eshte njekohesisht edhe pjese e kombetares U20 te Shqiperise dhe me siguri qe do te jete nje pjese e rendesishme edhe e ekipeve kombetare ne te ardhmen.
www.shkodrasport.com