Vetëm pak ditë më parë një futbollist me origjinë shkodrane pikërisht portieri Marco Molla u largua nga Prato duke firmosur me Bolonjën.

Por ndërkohë ditën e sotme një tjetër shkodran shkon tek Prato. Bëhet fjalë për mbrojtësin e qendrës Omar Hoxha.

Kjo gjë bëhet e ditur nga vetë ky klub përmes faqes së tij zyrtare.

Lojtari sapo ka mbushur 17 vjeç dhe kalimi tek Akademia e Pratos që është shumë e njohur në Itali, do të jetë një plus më tepër në karrierën e këtij sportisti.

Megjithatë do t’i duhet të vazhdojë të punojë fortë sepse e pret një e ardhme shumë e mirë në futbollin italian.
© shkodrasport.com