Nese sheh Tiranen e basketbollit te femrave eshte “e mbytur” nga shkodranet. E po ashtu edhe volejbolli i femrave, i meshkujve, peshengritja, atletika e te tjere sporte te klubit bardheblu.
Por prej disa kohesh, pjese e ketij klubi eshte bere edhe shahisti shkodran Franc Ashiku. Madje ai ka dhene nje kontribut shume te madh ne shpalljen kampion te ketij ekipi ne kampionatin mbarekombetar ekipor.
Ai ka qene ne tavolinen e pare per kete ekip dhe paraqitja e tij ka qene ashtu si gjithmone ne nivele te larta, duke i dhene piket e duhura ekipit te Tiranes per te zene vendin e pare.
Ashiku pavaresisht moshes se tij te re, eshte i evidentuar tashme si nje nga shahistet me te mire te Shqiperise dhe kete e tregon ne çdo aktivitet qe merr pjese.
Jo me kot, edhe ekipi i Tiranes e beri pjese te tij dhe ai ua shperbleu duke dhene kontributin ne arritjen e suksesit ne garat ekipore./SHKODRA-SPORT.COM/