Po diskutohet shumë për ndeshjen e nesërme Shënkolli- Vllaznia. Dikush e konsideron të vështirë, dikush tjetër tallet me faktin që në kampin shkodran e konsiderojnë përballje “ferri” këtë takim.
Megjithatë është një sfidë interesante dhe pavarësisht emrave dhe historive të dy ekipeve, secili prej tyre do mundohet të japë më të mirën në fushën e lojës.
Në rradhët e skuadrës së Shënkollit ndoshta jo të gjithë e dinë se luan edhe një futbollist shkodran. Bëhet fjalë për Izmir Pelinkun që luan si qendërmbrojtës tek skuadra e drejtuar nga trajneri Alert Alcani.
Duke folur në lidhje me takimin ndaj Vllaznisë, Pelinku për “Shkodra Sport” do të shprehej: “Një ndeshje e vështirë për vetë faktin që Vllaznia kryeson renditjen dhe është një emër i madh i futbollit shqiptar.
Por ekipi ka besim që do ta ndalë skuadrën shkodrane, pse jo të marrim edhe një fitore”.
www.shkodrasport.com