Futbollistët shkodranë siç dihet janë hapur kudo, jo vetëm nëpër Shqipëri por edhe nëpër Botë. Madje, ka edhe nga ata që luajnë edhe në Maltë. Njëri prej tyre është pikërisht Ardit Shkjau. Sulmuesi 27 vjeçar kishte luajtur edhe më përpara në këtë vend me ekipin e Siggieëit ndërsa më pas u kthye në Shqipëri ku luajti për Adën. Ndërkohë kohët e fundit është kthyer sërish në ishull dhe këtë herë është bërë pjesë e ekipit Gharb Rangers që merr pjesë në kategorinë e parë të futbollit të këtij vendi.
Shkjau luan si sulmues dhe konsiderohet një përforcim i rëndësishëm nga drejtuesit e këtij ekipi. Edhe vetë futbollisti shkodran për “Shkodra Sport” shprehet i lumtur për kontratën e re që ka firmosur duke thënë se në Maltë ndjehet mjaft mirë dhe premton të bëjë më të mirën për skuadrën e tij të re.
© shkodrasport.com