Nga Endri ÇINARI
Ditën e sotme është luajtur edhe java e 25-të e sezonit në Kategorinë e Parë. Ku një garë e egër po zhvillohet në të gjitha frontet e kësaj lige. Kryesimin e kampionatit e ka rimarrë Bylis, ku ballshiotët mposhtën ditën e sotme në shifrat 2-0 Besën. Vendimtarë ishin golat e Ruçit dhe shkodranit Trumçi.
Një humbje ndoshta të papritur ka marrë Vora e shkodranëve, Rraboshta dhe Qardaku. Pas avantazhit me Ntehpe, ekipi i Vorës është përmbysur nga Kastrioti. Golat e Nezirit, Musajit dhe Hoxhes vendosën shifrat 1-3 për krutanët që kanë pikë shumë të vlefshme për mbijetesën. Pa gola ka përfunduar derbi jugor mes Flamurtarit dhe Lushnjes.
Rezultat zhgënjyes ky për vlonjatët që duken shumë larg dyshes së parë të kampionatit. Pozicione që të garantojnë ngjitjen në Kategorinë Superiore në fund të edicionit. Po ashtu një fitore plot vlera ka marrë në transfertë Luzi. Ekipi nga rrethinat e Kavajës mposhti në transfertë Tomorin. Duke fituar me shifrat 1-2 në Berat.
Në orën 18:00 është luajtur edhe ndeshja e fundit e ditës për Kategorinë e Parë ku AF Elbasani priti Burrelin në shtëpi dhe fiton me rezultatin 3-0. Javën do e mbyllë nesër ndeshja Apolonia-Korabi. Me ndeshjen që do luhet në Fier në orën 14:00./www.shkodrasport.com/