Vetëm pak ditë stërvitje me Vllazninë dhe më pas rikthim sërish tek Tërbuni. Ka ndodhur kështu me mbrojtësin 21 vjeçar shkodran Dritmir Beci.

Ai ka qenë edhe sezonin e kaluar pjesë e ekipit pukjanë, madje një nga pikat më të forta të tij në qendër të mbrojtjes dhe mesa duket, drejtuesit e tij kanë ngulur këmbë sërish për ta patur në rradhët e tyre.

Duke qenë kështu, Beci i ka dhënë fund stërvitjes me Vllaznisë dhe është rikthyer tek Tërbuni duke u vënë menjëherë në shërbim të trajnerit Krepi që do ta drejtojë edhe këtë sezon këtë skuadër.

Ky futbollist ka dalë nga Akademia Vllaznia por për mungesë hapësire ka kaluar tek Tërbuni ku ndihet i vlerësuar dhe për këtë arsye ka vendosur të luajë sërish për të edhe në sezonin e ri.
© shkodrasport.com