Muajin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.
Vend ky i mbetur bosh që pas dorëheqjes muajin e kaluar të ish- presidentit Elez Gjozaj.
Deri më tani janë shpallur dy kandidatura por në fakt sot atyre u është shtuar edhe një i tretë.
Për fat, kjo kandidaturë është nga Shkodra. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare, të mirënjohurin Petrit Hoxha.
Ai i është drejtuar të gjithë komunitetit të peshëngritjes sot me një letër të hapur duke shpallur kandidaturën e tij. Ja çfarë shkruan ai:
“Kam vendosur te komunikoj direkt me ju, “KOMUNITETI I NEPERKEMBUR” i peshengritjes!
Nuk preferova ndonje gazete apo media, por thjesht faqen time te facebookutt, per te komunikuar e ju informuar, per vendimin tim!
Siç dihet, me dt 5/4/2018 behen zgjedhjet e reja per president ne Federaten e Peshengritjes dhe kandidate potenciale jane 2: I.Topuzi dhe Dh.Masllovica.
Dje, diku lexova qe presidenti ne detyre G. Beqiraj garantonte zgjedhje te ndershme dhe cilitdo qe do fitonte, do ishte i gateshem t’i vinte ne dispozicion gjithe pervojen e tij 50 vjecare…!
Gudari konfirmoi se ai do pregatiste infrastrukturen e zgjedhjeve dhe si rezultat kuptohet se do fitoje ai, qe do jete me i preferuar nga Gudari gjate gjithe presidences se re!?
Kesisoj duke pare qe e keqja ne kete komunitet vetem se do zmadhohet, vendosa t’iu drejtohem direkt ne rradhe te pare 2 kandidateve potencial I.Topuzit, Dh.Masllavices dhe pastaj gjithe pjestareve te ketij komuniteti qe KETE MANDAT TA DREJTOJ UNE, Petrit Hoxha.
Une respektoj 2 kandidaturat pasi jane njerez shume te mire, por ne momentin qe cilido nga to te zgjidhet nga Gudari, humb legjitimitetin per te qene president. Kjo pasi mjeshteria e tij per te sunduar do t’i ktheje ne “manikine” ne duart e tia.
Qenia ime ne krye te FSHFP-se do sillte ‘risi’ te medha ne peshengritjen shqiptare!
I gjithe komuniteti pa perjashtim me se fundi do te qetesohet per problemet dhe padrejtesite qe e kane shoqeruar per shume e shume vite me rradhe.
Do mbeshtetesha dhe inkurajoja ne krye te puneve njerezit e ndershem dhe te afte.
S’do pranoja biseda dhe vendime qe rrjedhin nga kulisat, prapaskenat apo intrigat.
Si njeri qe i them gjerat qe mendoj dretperdrejte, sy me sy ,me ze te qarte e te larte, do preferoja te punoja me njerez profesioniste,te ndershem dhe kritik per çfare mendojne se nuk shkon mire ose qe mund te behet me mire.
Kurre s’do pranoja informacione, keshilla per çdo person qe nuk do ishte i pranishem ne takim.
Me mua ne krye te Federates, sportiste e trajnere do kishin nje trajner profesionist me shume! Do merrja pjese aktive ne seanca stervitore ne gjitha palestrat ku trajnohen peshengrites, do ndihmoja ne rritjen e kualitetit te planeve stervitore per çdo sportist ne veçanti.
Do permiresoja dhe zhvilloja bazen materiale per stervitje dhe palestrat ne pergjithesi.
Do krijoja nje staf menaxhimi, ku te jete edhe nje perfaqesues nga sportistet dhe nje nga trajneret te fondeve qe vijne ne forme grandi nga ministria,sponsori apo cdo forme tjeter ne menyre qe njehere e mire te vendosej transparense ne levrimin e parave.
Perhere peshengritja ka patur sponsore por mos transparenca dhe mos lobimi per to, ka bere qe ato te zbehen dhe shume te largohen.
Neper palestra s’do lejoja simbole dhe flamuj partish!ne vend te tyre do kishte foto nga te gjithe ish peshengritesit,qe aq shume ju dhane nder dekada qyteteve te tyre dhe Shqiperise se tyre.
Pra politika ne peshengritjen shqiptare do t’i kishte perfundimisht dyert e mbyllura.
Aty ku derdhet djerse e gjak, s’ka nevoj per politike e premtime kote.
Do punoja fort per ngritjen profesionale te te gjithe stafeve drejtuese ne gjithe vendin,si dhe do specalizonim te pakten 3 trajner ketu ne Gjermani per 6 muaj pa nderprerje. Kjo brenda 2-3 viteve.
Ne çdo moment do dhuroja dhe do kerkoja; unitet ne gjithe komunitetin e peshengritjes,disipline,kualitet,ndershmeri dhe profesionalizem.
Te dashur miqte e mij te peshengritjes shqiptare, deshiroj te ju them qe ne rast se premtimet e mia nuk funksionojne, bej largim te padiskutushem.
Qellimi im i vetem eshte te vendosen standartet me moderne ne peshengritjen shqiptare!
Ju uroj nje lexim te qete e objektiv.
Cilido nga ju qe kerkon diçka te komunikoj ne lidhje me shkrimin tim! Ju lutem bejeni ketu drejtperdrejte dhe ne pasterti te plote.
Per mua sportiste e trajnere, jeni te gjithe te barabarte dhe njelloj te respektuar.
Me respekt dhe ne pritje te reagimeve Ing.P.Hoxha.