Kampionati kombetar i volejbollit per meshkuj ka perfunduar mbremjen e djeshme me kurorezimin e ekipit te Pejes kampion per sezonin 2017-2018.
Nje sukses ky per te gjithe sportistet, trajneret dhe drejtuesit e ketij ekipi dhe padyshim edhe e shkodranit Nikolin Qafarena qe ka qene pjese e tij.
Ai i eshte bashkuar ne muajin janar Pejes dhe ka dhene kontributin e tij ne arritjen e ketij suksesi te madh.
Finalet kane qene dramatike dhe në ndeshjen e tretë dhe njëherësh vendimtare për titullin e kampionit, Peja mposhti Prishtinën 3-2.
Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të serisë së finaleve, Peja shënoi fitore të ngushtë në rezultat, me sete që patën epilog interesant
Setin e parë e fitoi Prishtina Volley 25 me 23, bën të ditur Federata e Volejbollit te Kosoves.
Në setin e dytë ndodhi krejtësisht e kundërta, me Pejën që e kufizoi skuadrën vendase madje në 13 pikë, për 25 me 13.
Edhe në setin e Peja u tregua më këmbëngulëse duke e fituar prapë me dallim të madh në shifra 25:15.
Prishtina Volley nuk u dorëzua dhe arriti të rikthehej në setin e katërt, të cilin e fitoi 25:23, për ta dërguar ndeshjen ne tie-break.
Seti i fundit, solli triumfin e Pejës, e cila festoi titullin e kampionit të Kosovës.
Ju rikujtojmë që ndeshjen e parë të serisë së finaleve e kishte fituar Peja, kur mposhti Prishtina Volley në kryeqytet 3:0, ndërsa në ndeshjen e kthimit në Pejë, festuan prishtinasit me rezultat 3:1.
Suksesi i Nikolin Qafarenes eshte i dyti rradhazi ne karrieren e tij sportive, pasi nje sezon me pare u shpall kampion me ekipin e Vllaznise ndersa sivjet u shpall kampion me Peje ne Kosove.
www.shkodrasport.com