Ekipet italiane dhe sidomos ato të moshave në vitet e fundit janë mbushur me futbollistë me origjinë shqiptare. Fëmijët e emigantëve nga vendi ynë tashmë përbëjnë një pjesë të madhe të futbollistëve në vendin fqinj. Një ndër ta është edhe Elio Zalli. Djaloshi 19-vjeçar me origjinë nga Shkodra.
I formuar në akademinë e Interit e më pas për të kaluar eksperienca tek Renate apo Bologna, Zalli ka arritur të spikasë si një qendër mbrojtës modern.
Tashmë ai është pjesë e skuadrës së Sassuolos, ku është aktivizuar si me u-18 dhe po ashtu me ekipin u-19. Me një fizik për tu admiruar, ku numëron 1.90 m gjatësi Zalli shihet si një lojtar i prespektivës.
Gjithashtu ai është pjesë e vazhdueshme e kombëtareve tona të moshave. Duke filluar që nga u-17 e më pas tek u-19. Tashmë mund të jetë ekipi u-21 i kuqezinjve që mund të bëjë ftesën e rradhës për shkodranin.
Po ashtu pritet me interes sezoni i ri, ku Zalli me shumë mundësi do ketë shansin të tregojë aftësitë e tij edhe tek skuadra e parë e Sassuolos.
Endri ÇINARI