Nje shkodran vendos derbin. Rubin Hebaj ka shenuar dy gola per Partizanin duke permbysur gjithçka dhe duke i dhene fitoren te kuqve. Sëmundje e pashërueshme. Tirana nuk di të fitojë në derbi, sikurse nuk di të ruajë avantazhin. Derbi i 15-të i bardhebluve që nuk fitojnë dhe sot ndodhi me përmbysje të Partizanit, që fitoi 2-1.

Grent Halili ishte ai që zhbllokoi ndeshjen me një gol të realizuar me fillimin e pjesës së dytë. Gjithsesi Partizani reagoi dhe zgjidhja erdhi nga stoli. Rubin Hebaj, me një goditje me kokë arriti të realizojë golin e barazimit dhe festa ishte e ligjshme për tifozët dhe lojtarët e kuq. Por duket se dikush e ka mallkuar Tiranën, që dhuron gola.

Në derbi rëndojnë edhe më shumë. Një gabim i Hoxhallarit u shfrytëzua nga të kuqtë dhe Çinari asistoi për Hebajn. Sulmuesi shkodran, i rilindur, gjen golin e dytë.

Fitore për Partizanin në derbi dhe tani ka fituar edhe zemrat e tifozëve. Tani i duhen minutat. Tirana? Krizë totale.