Pas zgjedhjeve për postin e presidentit të FSHF-së, kanë vijuar ato për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.
Ashtu siç kemi bërë të ditur edhe më parë, në mes 23 konkurrentëve për 9 vendet e tij, kanë qenë edhe dy shkodranë: Bardh Jera dhe Gëzim Podgorica.
Ka përfunduar raundi i parë prej të cilit rezultoi se vetëm 5 konkurrentë kanë marrë 50 +1 për qind të votave që duhen për të qenë pjesë e këtij Komiteti edhe mandatin e ardhshëm dhe në mes tyre është edhe një shkodran.
Bëhet fjalë për ish- futbollistin e Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare Bardh Jera.
Ai madje ka qenë i treti më i votuar pasi në vend të parë me 40 vota ka qenë Abdyl Kuriu, në vend të dytë Arben Dervishaj me 38 vota, në të tretin Jera me 36, i katërti Lufti Nuri me 34 vota dhe i pesti Vasil Bici me 33 vota.
Të shpresojmë që në raundin e dytë të votimeve të fitojë edhe shkodrani i dytë- Gëzim Podgorica sepse kështu Shkodra do të përfaqësohej denjësisht në këtë komitet.
© shkodrasport.com